FMT Group njihet si një kompani europiane profesionale për prodhimin e gjeneratorëve me naftë, me më shumë se 20 vjet përvojë në fushën e gjenerimit të energjisë. Zyra jonë qëndrore dhe linja e prodhimit ndodhet në Tiranë, Shqipëri.
Produktet dhe shërbimet e FMT Group shpërndahen në më shumë se 50 vënde të botës nga ambientet tona të vendosura në një sipërfaqe prej 10,000 m2 dhe me një kapacitet prodhues prej 2,500 copë gjeneratorësh në vit. Aftësia jonë prodhuese na lejon të ofrojmë zgjidhje në perputhje me normat europiane, nga 1 kVA deri në 3500 kVA me ose pa kabinë, në formë kontejneri, të lëvizshem dhe të sinkronizuar.
Me moton “NE KEMI FUQINË”, ne u ofrojmë klientëve të FMT Group zgjidhje në bashkëpunim me partnerët tanë global: FMT Engine, Perkins, Doosan, Volvo Penta, Scania, Iveco FPT, FMT Alternator, Meccalte dhe Marelli.
Përveç gjeneratorëve me naftë, ne ofrojmë një gamë të gjërë zgjidhjesh me gjeneratorë gazi, rregullator voltazhi automatik, furnizues energjie të pandërprerë (UPS), transformatorë si dhe mbështesim plotësisht partnerët tanë të biznesit.
FMT GROUP është në përputhje me sistemet e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015, ISO 45001:2018, dhe ISO 14001:2015, dhe ka aftësinë për të ofruar shërbim dhe mbështetje të pandërprerë 24/7 në mbarë botën.
Ne duam të zëmë një vend të rëndësishëm në tregun global, duke plotësuar nevojat e klientëve tanë në çdo pjesë të globit.
Pas më shumë se 20 vjet përvojë, faktori ynë dallues është përkushtimi ynë ndaj klientit. Stafi ynë profesional, duke filluar nga departamenti i marketingut, deri tek ekspertët tanë teknikë, qëndrojnë pas produkteve tona dhe angazhohen për t'i shërbyer klientit në mënyrën më të mirë me aftësite profesionale.